KRYESOREPOLITIKË

Berisha nga Vlora/ Kush bandit implikohet me votat, do të cilësoheni grupe terroriste!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar sot banditët që janë rreshtuar me Edi Ramën për të vjedhur e mbledhur vota me forcë, se do të përballen me forcën e ligjit dhe do të cilësohen si grupe terroriste.

‘Nga Vlora paralajmëroj çdo bandit kudo që ndodhet, se po u implikuat me votat, do të cilësoheni grupe terroriste, shqiptare dhe ndërkombëtare.

Dhe ua them këtu, se një qime u ndan edhe tani. Donald Trump dekretoi shpalljen grupe terroriste të karteleve të drogës.

Ndaj dhe u them bandave nga Shkodra deri në Gjirokastër e kudo që janë, mos guxoni të frikësoni qytetarët se ju jap fjalën e nderit, do shpalleni terroristë ndërkombëtarë, çka do të thotë se do keni ndëshkime që nuk i imagjinoni ju’, theksoi kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Pastrimi i shtëpisë është një zotim solemn.

Shtëpia do të pastrohet dhe shqiptarët do marrin mbrapsht paratë e vjedhura nga këta qeveritarë.

Këta qeveritarë që ndërtuan parajsat e tyre mbi taksat e shqiptarëve. do përballen me ligjin.

Pronat e tyre do gjenden kudo që janë fshehur, do u kthehen shqiptarëve.

Grupet kriminale me gërshërët e ligjit do u pritet çdo fije me politike dhe do vendosen para ligjit.

Sot nga Vlora paralajmëroj çdo bandit kudo që ndodhet, se po u implikuat me votat, do të cilësoheni grupe terroriste, shqiptare dhe ndërkombëtare.

Dhe ua them këtu, se një qime u ndan edhe tani. Donald Trump dekretoi shpalljen grupe terroriste të karteleve të drogës.

Ndaj dhe u them bandave nga Shkodra deri në Gjirokastër e kudo që janë, mos guxoni të frikësoni qytetarët se ju jap fjalën e nderit, do shpalleni terroristë ndërkombëtarë, çka do të thotë se do keni ndëshkime që nuk i imagjinoni ju.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button

This will close in 0 seconds