Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha: Opozita merr 50 bashki ose unë do mbaj përgjegjësi

Berisha: Opozita merr 50 bashki ose unë do mbaj përgjegjësi

Sali Berisha flet me siguri për fitoren e kandidatëve të opozitës në 14 maj. Me nota optimiste, Berisha tha se nëse zgjedhjet mbahen këtë të diel, kandidatët e qeverisë shpallen fitues në më pak se gishtat e një dore.

“Nëse nesër do të zhvilloheshin zgjedhjet. Mund të them që as me gishtat e të dy duarve nuk numërohen bashkitë që PS fiton. PS-ja po reduktohet në rezultatin e Partisë së Punës. Nuk ka nëse nuk do të ndodhë, kjo do të ndodhë. Unë kam ardhur këtu me të dhëna të plota ta sondazheve direkte me call center, qoftë dhe botën dixhitale” – tha Berisha. Madje Berisha shkon deri atje sa thotë se do mbaj përgjegjësi nëse opozita nuk fiton në të paktën 50 bashki.

“Absolutisht do mbaj përgjegjësi” – tha Berisha në emisionin “Opinion” duke shtuar se sipas sondazheve digjitale edhe Elbasanin e fiton Partia Demokratike që drejtohet prej tij. Nga ana tjetër, Berisha u shpreh se në llogari të kandidatit socialist rezultojnë më shumë se 100 mijë euro që nuk dihet se nga cili burim kanë ardhur.

“Sipas përllogaritjeve digjitale të fundit, PD do të ketë fitore dërrmuese. Këto janë të dhënat digjitale në Elbasan. Bluja e hapur është Luçiano Boçi, Gledian Llatja është kjo pjesa e vogël këtu. Kjo është një kompani që ndjek botën digjitale. Është një kompani shumë kompetente, shumë serioze. Ky Gledian Llatja me 100 mijë euro në llogari del i pastrehë, pa shtëpi dhe pa kontratë strehimi. Mirëpo nuk dihet nga dalin këto 110 mijë euro” – tha Berisha. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME