Wednesday, December 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETBerisha: PD mbështet protestën e qytetarëve

Berisha: PD mbështet protestën e qytetarëve

Kreu i PD Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e ministrit Bledi Çuçi pas tragjedisë së ndodhur në Himarë ku një vogëlushe 7- vjeçare humbi jetën pasi u godit nga një skaf.

Berisha u shpreh se i vetmi njeri që ka politizuar situatën është kryeministri Rama, dhe shtoi se PD mbështet protestën e qytetarëve.

Ndodhi një nga ngjarjet më tragjike, një skafist i qeverisë në distancë pak metra nga rëra, bloi një fëmijë 7 vjeç me helikat e skafit të tij, ministri minimumi është dorëheqja janë shkelur disa nene të ligjit.

Duhet të ishte zbatuar kërkesa për tu dorëhequr kur ministër ishte Lulzim Basha?

21 janari ishte krejtësisht tjetër i solli Rama për të marrë pushtetin me dhunë, por ishte një demostratë që kishte sipas komunitetit ndërkombëtar axhendë marrjen e pushtetit. Ndërsa vogëlushja kishte vetëm ëndrrat e saj të bukura dhe kishte ardhur nga Londra në Himarë. po krahasoni gjërat më të pakrahasueshme, sepse kishim të bënim me një akt për marrjen me dhunë të pushtetit. OSE tha dështoi një axhendë për të marrë pushtetin, këto janë për të vendosur para përgjegjësisë Çuçin e familjes, i cili thur lavde për Ramën e asgjë tjetër.

Nëse ministri nuk shkarkohet cfarë aksioni do të ndjekë PD?

Kjo është një protestë e qytetarëve jo e PD. Vetëm se në rast se kujtoj në Kuvend është deklaruar se merr fund koha kur qytetarët mbeten pa mbështetjen e PD në protestë. Kjo është një protestë qytetarë, kur i paralajmërojmë si në 7 korrik. Jam apo jo në shesh është gjë tjetër por PD mbështet plotësisht protestën.

Rama thotë se po përdoret politikisht. Si i përgjigjeni?

Njeriu i parë është Rama që shpalli vampir ata që shprehën revoltën ndaj asaj që ndodhi.
Pra është Edi Rama që në vend të shkarkonte menjëherë ministrin e Brendshëm, politizoi në mënyrë ekstreme duke imagjinuar gazetarë vampirë dhe politikanë po ashtu.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME