Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha për thirrjen e të birit në SPAK: Përpjekje për të mjegulluar...

Berisha për thirrjen e të birit në SPAK: Përpjekje për të mjegulluar aferën Rama-McGonigal

Pasi u përjashtua nga Kuvendi, pasi komentoi çështjen McGonigal, Sali Berisha u pyet nga mediat edhe për thirrjen në SPAK të djalit të tij, Shkëlzenit.

Berisha tha se kjo është përpjekje për të mjegulluar aferën Rama-McGonigal.

“Përpjekje për të errësuar, mjegulluar aferën Rama-McGonigal me instrumentalizmin e Skapit të partisë. Komisioni do ngrihet, parlamenti nuk funksionon më. Edi Rama është njeriu që ka paguar vrasësin me pagesë për të shkatërruar opozitën shqiptare.”, tha Berisha.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka mohuar sërish njohjen e tij me Agron Nezën, shqiptar i përfshirë në aferën e arrestimit të ish-zyrtarit të lartë të FB-së, Charles McGonigal.

Ai tha se ndonëse ka dalë një foto me të, nuk e njeh personalisht, por familjarët e tij.

“I kam njohur të tjerët, dhe jo këtë. I kam njohur familjarë të tjerë. Agron Nezën, se ka një fotografi me mua. mund të jenë 100 mijë shqiptarë dhe jo shqiptarë që kanë fotografi me Sali Berishën, por kjo s’do të thotë se i njoh. Njoh shumë nga familjarët e tij, por atë se njoh. Ka njeri që akuzon veten e tij? E kupton veprimin e tij. Ai do bëjë deklarata që të lehtësojë veten e vetë.”, tha ai.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME