AKTUALITETKRYESORE

Berisha publikon SMS-në: Rama shkoi me britma në Bashki pas vendimit të Veliajt

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari dixhital në rrjetet e tij sociale. Në denoncim thuhet statuset e kryebashkiakut Erion Veliaj kundër prokurorëve i shkruan kryeministri Edi Rama dhe zyra e tij.

Qyetari ka komentuar edhe lëvizjet e fundit në bashki që lidhen me drejtimin e saj, ku shkruan se pasi Veliaj i delegoi firmën Sara Goxhajt, Rama ka shkuar me britma në këtë institucion dhe ka urdhëruar protokollin të veprojë.

“Breaking News! Dëshmi tronditëse! Statuset e Erion Velisë kundër prokurorëve, i shkruante Edi Rama dhe zyra e tij! Lexoni dëshminë e qytetarit dixhital! Pershendetje dr. Erion Veliaj nuk eshte ne dijeni te statuseve te fb ashtu sikurse Veluaj nuk ka shkruajtur asnje status kunder SPAK. Pasi kryeredaktori eshte GJITHMONE EDI RAMA. 

Zyra e shtypit merr urdhra dhe detyrohet nga Rama, Mazniku dhe Fuga. Erion Veliaj delegon firmen Nenkryetares se re Sara Goxhaj, por Rama urdheron shkarkimin e menjehershem per Sara Goxhaj dhe sekretarin e pergjithshem Alban Dokushi.

Pas daljes se ketij urdheri nga kryetari ne fuqi Erion Veliaj, Rama shkon ne bashki me britma dhe urdheron ne oret e vona Protokollin te veproj. Dy persona qe jane krahu i djatht i Veliaj njihen per kontributin e tyre ne bashki dhe ne Partine Socialiste” – thuhet në postimin e Berishës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button