Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha: Edi Rama dhe lolua i tij Veliaj janë tmerruar

Berisha: Edi Rama dhe lolua i tij Veliaj janë tmerruar

Kryetari i PD, Sali Berisha mbajti fjalimin në çeljen e fushatës elektorale të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Nga “Arena”, Berisha e quajti këtë ditë start të madh dhe të paparë në 32 vite. Berisha tha se pjesëmarrja masive dhe entuziazmi i qytetarëve kanë tmerruar Edi Ramën dhe Erion Veliajn, të cilin ai e quaji lolo të kryeministrit.

“Është nder i madh të flas sot para jush, por fjalën time do ta filloj me një falënderim shumë të veçantë për ju, përfaqësuesit e votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, fjalët tuaja në këtë platformë ishin simfonia më e bukur politike që unë kam ndjekur ndonjëherë.

Kjo për faktin e vetëm se të ardhur të gjithë nga qytetarët, ato ishin himne për qytetarin, ishin zotime përpara qytetarëve, ishin projekte për interesat e tyre.

Ky start i madh, i paparë në 32 vite, është një garanci e madhe e suksesit tonë.

Ky start ka tmerruar Edi Ramën dhe lolon e tij, Erion Veliaj dhe lolot e tjera kudo në bashkitë e vendit.

Tek ndiqja fjalimet tuaja, dhe u kërkoj ndjesë të gjithë atyre që nuk patën mundësi të mbajnë fjalën në këtë platformë, në mendje më vinin meqë jemi në stadium, ata kampionë që kam parë dhe duartrokitur në këtë stadium. Edhe ju sot jeni kampionët e lirisë, kampionët e fitores.

Kjo është arsyeja pse Edi Rama është tmerruar, Erion Veliaj është tmerruar.

Një ditë famëzezë, që ditën lëpihen, kurse natën i bëjnë gropën njëri-tjetrit.

Ne do fitojmë”!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME