Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha dhe Meta çelin fushatën në stadiumin “Air Albania”. Prezantohen 61 kandidatët

Berisha dhe Meta çelin fushatën në stadiumin “Air Albania”. Prezantohen 61 kandidatët

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” çelën sot fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale të 14 majit me një miting në stadiumin kombëtar “Air Albania” në orën 13.00.

Në stadium i pari ka arritur Ilir Meta që përshendetet nga pjesmarrësit.

Me pas arriti edhe Sali Berisha.

“Ndryshimi fillon nga duart e tua”, është edhe slogani i publikuar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Ndërkohë në nisje të ceremonisë për hapjen e fushatës së Koalicionit “Bashkë Fitojmë” në stadiumin Air Albania janë prezantuar me radhë 61 kandidatët për kryetarë bashkie.

I fundit në listë ishte kandidati për bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi.

Ai kishte zgjedhur një mënyrë mjaft origjinale për t’u bërë pjesë e eventit të madh, duke hyrë në stadium me autobus.

Demokratë dhe përfaqësues të Partisë së Lirisë kanë udhëtuar dhe nga rrethe të vendit, për të qenë në stadium. Mësohet se pasi të jepet një dokumentar mbi zhvillimet në PD dhe rikthimit të Berishës te demokratët përmes Rithemelimit, i pari që do të hapë zyrtarisht fushatën është kandidati për bashkinë e Tiranës, Belind Këllici, duke vijuar me të tjerë kandidatë të rretheve. Mes 17-20 folësve, është dhe kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe në fund do të jetë si gjithmonë dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Mitingu ka filluar.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME