Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha: Takime e biseda kudo me qytetarët

Berisha: Takime e biseda kudo me qytetarët

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar nga deputetët, kandidatët për bashkitë dhe drejtuesit e PD-së në qendër dhe zona, që të lënë ekranet dhe të dalin në terren për të takuar çdo njeri.

‘T’i lëmë ekranet! Ato janë të akullta, janë të ftohta, janë me distancë nga qytetarët!

Shtrëngimi i duarve, biseda, vizita e shkurtër, takimi me 3-4 vetë tek shkallët, në shesh të pallatit, në kafene, kjo është mënyra për të bërë gjithçka që të ndërgjegjësojmë çdo qytetar, se hajdutët nuk votohen.

Edi Rama është i tmerruar! Opozita do të marrë pjesë dhe do ti fitojë në zgjedhje! Por natyrisht ai do të jetë përgjegjës për gjithçka po bën.

Strukturat tona do të jenë të gjitha nga mëngjesi deri në darkë në këtë betejë jetike për Tiranën dhe Shqipërinë’, tha kreu i PD-së Sali Berisha gjatë takimit me kryesinë e partisë.

‘Ne duhet të bëjmë gjithçka për të ndërgjegjësuar qytetarët se hajdutët nuk votohen!’, shkruan kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në Facebook.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME