MAGAZINË

Big Brother VIP Albania: Tefta Radi vjen për të vizituar Rozanën 

Spektakli i së martës në Big Brother VIP Albania 4 solli një moment prekës dhe të paharrueshëm për këngëtaren Rozana Radi, e cila u befasua nga një vizitor i veçantë.

Tefta Radi, prezantuesja ikonike e lajmeve, hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për t’i bërë një surprizë mbesës së burrit të saj, Rozanës.

Ky takim ishte tepër emocional për këngëtaren, e cila nuk i mbajti dot lotët kur pa gruan e xhaxhait të saj të ndjerë, artistit legjendar Françesk Radi.

Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube

Takimi mes tyre u shoqërua me përqafime dhe emocione të forta, ndërsa Tefta Radi i dha Rozanës fjalë mbështetjeje dhe krenarie për rrugëtimin e saj brenda shtëpisë së BBVA4.

Ky moment u përjetua si një nga më të ndjeshmit e këtij sezoni, duke prekur jo vetëm Rozanën, por edhe banorët e tjerë dhe publikun që e ndoqi nga ekrani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button