Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETBlindohen rrugët e qytetit, kë po kërkon policia në Fier

Blindohen rrugët e qytetit, kë po kërkon policia në Fier

Një operacion po zhvillohet nga policia mbrëmjen e kësaj të premteje në qytetin e Fierit. Në akset kryesore janë ngritur postblloqe dhe po kontrollohen automjete të shumta sidomos ato luksoze dhe me xhama të errët.

Nuk ka ende një informacion nëse ky është një operacion kundër kundërvajtësve të kodit rrugor apo kërkohen persona me precedentë penalë. Në terren janë parë forcat e posaçme Shqiponja, patrulla e përgjithshme e Komisariatit Fier, agjentë të policisë kriminale, antidrogës dhe rrugores.

Kujtojmë se në këtë qytet u arrestua 2 muaj më parë Nuredin Dumani që tashmë ka zbardhur një pjesë të ngjarjeve të rënda kriminale të kohëve të fundit. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME