Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bën të ditur se 52 ton miell është bllokuar në një magazinë ushqimore në qytetin e Fierit.
Gjatë kontrolleve në magazinë, isnpektorët kanë vënë re se produkti mbahej jashtë kushteve të përshtatshme higjeno-sanitare.
Për më tepër brenda në magazinë janë gjetur brejtës dhe shpendë.
Po ashtu, subjekti nuk implementonte sistemin e vetëkontrollit HACCP dhe kishte mangësi në sistemin e gjurmueshmërisë.
Për këto shkelje të konstatuara, trupa inspektuese sipas legjislacionit në fuqi, vendosi menjëherë masën e ndërprerjes së aktivitetit, u bë bllokimi i 52 ton produkte ushqimore me destinacion asgjësimin, si dhe u vendos masat administrative me gjobë në vlerën e 700,000 lekëve.