Thursday, February 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETLëngu i freskët i lakrës që fsheh sekretin e vitaminës U

Lëngu i freskët i lakrës që fsheh sekretin e vitaminës U

Emri i kësaj përbërjeje – vitamina U vjen nga fjala latine “ulcus” – ulcerë

Vitamina U njihet më së miri si një ilaç ndihmës në terapinë e ulcerës së lukthit. Lëngu i lakrës së freskët është një burim i vitaminës U.
Vetë emri vitaminë U (methylmethionine sulfonium) është përdorur që nga vitet ’50 të shekullit të kaluar për të identifikuar përbërjet në lëngun e lakrës. Megjithatë, ekspertët theksojnë se nuk është një vitaminë e vërtetë, por një derivat i aminoacidit metioninë.

Vitamina U mund të gjendet natyrshëm në lakër, brokoli, lakrat e Brukselit dhe lakra jeshile. Shpesh është pjesë përbërëse e kremrave, serumeve, maskave për kujdesin e fytyrës dhe produkteve të ngjashme kozmetike.

Lëngu i freskët i lakrës dhe ulcera në lukth
Vitamina U njihet më së miri si një ilaç ndihmës në terapinë e ulcerës në lukth. Besohet se përmirëson tretjen, forcon imunitetin, mbron nga alergjitë ushqimore, ul kolesterinën dhe përshpejton shërimin e plagëve.

Ekspertët i marrin të gjitha këto përfitime të vitaminës U me shumë kujdes dhe deklarojnë se të gjitha këto veti nuk mbështeten plotësisht nga kërkimet shkencore.

Gjatë hulumtimit të parë, në mesin e shekullit XX, disa studime deklaruan se lëngu i lakrës së freskët në sasi prej një litri në ditë mund të përshpejtojë shërimin e ulcerës së stomakut, krahasuar me terapinë standarde të asaj kohe. Hulumtimet nuk mund të konfirmonin nëse ky efekt është për shkak të veprimit të vetëm të vitaminës U, apo më shumë komponentëve ushqyes shtesë. Ndërkohë, nuk ka pasur shumë studime që shikojnë efektivitetin e vitaminës U në trajtimin e ulcerës së stomakut. Për momentin, nuk ka asnjë hulumtim që mund të konfirmojë me siguri këtë veprim të vitaminës U.

A mund të mbrojë mushkëritë, mëlçinë dhe veshkat?

Besohet se vitamina U mund të nxisë funksionin e mirë të mushkërive, mëlçisë dhe veshkave dhe t’i mbrojë ato nga dëmtimi. Studimet e kafshëve kanë konfirmuar se vitamina U ka aftësinë për të parandaluar dëmtimin e mëlçisë, që është pasojë e përdorimit të acidit valproik në trajtimin e epilepsisë dhe çrregullimit bipolar. Disa studime pohojnë se minjtë që kishin marrë acid valproik kishin më pak probleme me veshkat. Studimet e kafshëve tregojnë se vitamina U mund të parandalojë dëmtimin e mushkërive. Nevojiten më shumë studime shtesë për të konfirmuar këtë efekt të vitaminës U edhe në popullatën njerëzore.

A mund të ulë nivelet e kolesterolit dhe triglicerideve?

Disa studime tregojnë se suplementet e vitaminës U mund të reduktojnë nivelet e kolesterolit dhe triglicerideve në gjak. Megjithatë, nuk ka prova të mjaftueshme për të konfirmuar efektin terapeutik të vitaminës U. Hulumtimet e kryera në kushte laboratorike tregojnë se vitamina U mund të parandalojë prodhimin e yndyrave dhe të ulë nivelin e triglicerideve. Në një studim të vjetër tetë-javor të kryer në popullatën njerëzore, subjekteve iu dhanë 1.5 gram vitaminë U në ditë. Nuk u regjistrua asnjë ndryshim në vlerat e triglicerideve.

Shëron plagët dhe mbron lëkurën?

Vitamina U mund të sigurojë një nivel mbrojtjeje nga rrezatimi ultravjollcë dhe të përshpejtojë shërimin e plagëve. Efektiviteti i vitaminës U në trajtimin e plagëve është konfirmuar nga studimet e kafshëve. Besohet se vitamina U mund të ndihmojë në shërimin e plagëve, të mbrojë lëkurën nga djegiet dhe efektet e dëmshme të rrezatimit ultravjollcë. Nevojiten më shumë prova njerëzore për të konfirmuar këto përfitime të vitaminës U.

Vitamina për të cilën flitet më së paku: U prezantua në mesin e shekullit të 20-të dhe gjendet në perimet e gjelbra
Lexo po ashtu
Vitamina për të cilën flitet më së paku: U prezantua në mesin e shekullit të 20-të dhe gjendet në perimet e gjelbra
Reagimet negative dhe masat paraprake

Lëngu i lakrës dhe vitamina U të marra direkt nga ushqime të tilla si brokoli ose lakra jeshile janë të sigurta. Megjithatë, nuk ka mjaft studime që mund të konfirmojnë sigurinë e suplementeve të vitaminës U. Agjencia Evropiane e Kimikateve thotë se vitamina U mund të shkaktojë acarim në sy, lëkurë ose mushkëri nëse bie në kontakt të drejtpërdrejtë me këto organe. Prandaj këshillohet kujdes nëse përdorim produkte kozmetike me vitaminë U të shtuar.

Për shkak të hulumtimeve të kufizuara, as doza të sigurta të vitaminës U nuk dihen, deri më tani nuk ka pasur raporte për përdorimin e vitaminës U në sasi jashtëzakonisht të mëdha. Nuk ka dëshmi të mjaftueshme që kanë ekzaminuar ndërveprimet e suplementit U me suplementet dhe barnat e tjera. Rekomandohet që personat që marrin ilaçe ose marrin rregullisht suplemente të tjera, nuk duhet të përdorin vitaminën U pa u konsultuar më parë me mjekun.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji

Lëngu i freskët i lakrës, brokoli, lakrat e Brukselit dhe lakra jeshile janë ushqime që mund të konsumohen në mënyrë të sigurt nga gratë shtatzëna dhe ato në gji. Rekomandohet shmangia e suplementeve të vitaminës U.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME