Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETBllokohet rruga private, që ndan fshatrat nga Thumana në Kashar

Bllokohet rruga private, që ndan fshatrat nga Thumana në Kashar

Banorë të zonës përreth aksit të ri Thumanë-Kashar kanë protestuar sërish pasditen e së premtes duke ripërsëritur kërkesën e tyre për të pasur akses në autostradën e re. Disa qindra banorë të zonës janë mbledhur në të njëjtin vend në mënyrë paqësore, ndërsa të pranishëm kanë qenë disa dhjetëra forca policore, përfshi edhe njësi të reparteve speciale.

Banorët kanë kërkuar nga institucionet që të marrin masa dhe t’i krijojnë aksesin banorëve të zonës, pasi autostrada e re ka kthyer në një aks të “vdekur” rrugën e vjetër.

Deri më tani thirrjet dhe kërkesat e qytetarëve kanë rënë në vesh të shurdhët, duke mos marrë asnjë zgjidhje, përveç dhunës policore, e cila në protestën e fundit arrestoi disa nga banorët protestues.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME