BOTA
Bolonja uli shpejtësisë në 30km/h, asnjë këmbësor nuk ka humbur jetën në një vit
Kur u mor vendimi një vit më parë reagimet ishin të shumta. Një vit pas uljes së limitit të shpejtësinë në 30 km/h në rrugët brenda qytetit të Bolonjës rezultatet janë pozitive.
Në një vit nuk ka pasur asnjë këmbësor që ka humbur jetën në rrugët e qytetit. Kjo nuk kishte ndodhur që nga viti 1991.
Ka pasur 13% më pak këmbësorë të përplasur dhe 31% më pak aksidente të rënda. Madje edhe ndotja është reduktuar me 29%, sepse lëvizja e makinave private është ulur.
“Corriere” shkruan se në Itali, çdo vit vdesin në rrugë më shumë se 3000 njerëz, 15% më shumë se mesatarja evropiane.