Tuesday, November 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETBosi turk i kriptomonedhave nën shoqërinë e 4 personave të tjerë

Bosi turk i kriptomonedhave nën shoqërinë e 4 personave të tjerë

Një ditë më parë turku i shumëkërkuar, Faruk Fatih Ozer, 28-vjeç, u arrestuar në një vilë luksoze në Drimadhes.

Sipas asaj që raporton Abc Neës, në momentin e arrestimit të tij, në të njëjtin ambient ndodheshin dhe persona të tjerë, ku katër prej tyre ishin 2 djem dhe 2 vajza, të cilët nuk janë arrestuar.

Të njëjtat burime konfirmojnë se për shtetasit të cilët ndodheshin nën shoqërinë e bosit turk të kriptomonedhave nuk ka pasur elementë që i implikonin, kjo ka qenë dhe arsyeja e mos shoqërimit të tyre.

Aksioni për kapjen e bosit turk u zhvillua nga Policia e Elbasanit, FAST Albania dhe Policia e Vlorës nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit.

28-vjeçari turk u kap në një banesë në Himarë. Ai kërkohej nga Turqia për veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”. Gjykata e Lartë e Stambollit ka lëshuar urdhër arresti në vitin 2021 ndaj Ozer. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar laptopë, aparate celulare, karta bankash etj.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME