Saturday, October 5, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeLIFESTYLEMAGAZINËBritani, shënohen temperaturat më të larta të vitit

Britani, shënohen temperaturat më të larta të vitit

Agjencia Meteorologjike e Britanisë së Madhe (Met Office) njoftoi se dje në vend janë shënuar temperaturat më të larta të këtij viti me 32.2 gradë Celsius.

Sipas të dhënave të Met Office, më 10 qershor temperaturat arritën në 32.2 gradë Celsius në Chertsey në rajonin Surrey në juglindje të Britanisë. Këto temperatura janë regjistruar si vlerat më të larta të vitit.

Rekord i temperaturave të vitit u thye edhe në rajonin Auchincruive në Skoci me 29.8 gradë Celsius si dhe në qytetin Armagh në Irlandën e Veriut me 25.3 gradë Celsius.

Met Office dhe Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Britanisë, paralajmëruan se këtë fundjavë në vend mund të përjetohen probleme shëndetësore si pasojë e të nxehtit ekstrem. Met Office ka parashikuar se i nxehti do të vazhdojë edhe në fillim të javës duke zgjatur këto parashikime deri më 13 qershor.

Temperatura më e lartë deri më sot në Britani është regjistruar më 19 korrik 2022 me 40.3 gradë Celsius. /Abc news

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME