Thursday, June 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTBroja e Bare stërviten të diferencuar, mbërrin Gjasula

Broja e Bare stërviten të diferencuar, mbërrin Gjasula

Shqetësim për gjendjen e dyshes Armando Broja dhe Keidi Bare, por lajme pozitive nga Klaus Gjasula, që të paktën ka mbërritur në grumbullim. Mesfushori vuan nga një infeksion, por mund të rikuperojë në kohë për të qenë gati. Në anën tjetër Sylvinho nuk ka dashur të rrezikojë mesfushorin dhe sulmuesin, që janë stërvitur të diferencuar. Bare për të dytën ditë ka punuar i diferencuar nga grupi dhe shanset për ta qenë gati zvogëlohen në maksimum. Broja, pas një shqetësimi fizik dhe pas kontrolleve mjekësore, ka kryer gjithashtu stërvitje individuale dhe pritet t’i bashkohet nesër ekipit.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se grupit i është bashkuar dje në darkë edhe sulmuesi Myrto Uzuni. Edhe mesfushori Klaus Gjasula ka mbërritur tashmë në Shqipëri dhe pritet të nisë përgatitjet me skuadrën ditën e nesërme. Lojtari ka bërë kontrollet e fundit në Gjermani dhe pastaj është vënë në dispozicion të teknikut Sylvinho. Sidoqoftë, gjendja e lojtarit do të testohet në orët e ardhshme.

FORCË E NDESHJE KONTROLLI

Nën drejtimin e brazilianit, kuqezinjtë e ndarë në dy grupe zhvilluan një ndeshje kontrolli në ‘Shtëpinë e Futbollit’. Fillimisht lojtarët punuan në palestër e më pas me disa ushtrime me topin, ndërsa zhvilluan edhe ndeshjen testuese. Të pranishëm ishin 21 lojtarë që janë paraqitur tashmë në grumbullim. Për të plotësuar grupin stafi teknik kishte marrë në këtë ndeshje kontrolli edhe disa nga lojtarët e Kombëtares U-19, që kanë nisur sakaq grumbullimin për dy miqësoret ndaj Turqisë.

Kombëtarja shqiptare ka vijuar me përgatitjet në kuadër të ndeshjes ndaj Çekisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’. Dy ditë kanë mbetur nga ndeshja me Çekinë, që do të luhet të enjten e 12 tetorit në ‘Air Albania’, duke nisur nga ora 20:45.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME