Pas tri ndeshjeve radhazi pa fitore, skuadra e Chelseat u rikthye sonte te fitorja në Premierligë.
Të udhëhequrit e Mauricio Pochettinos fituan në udhëtim ndaj Fulhamit, në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë, shkruan Gazeta Express.
Përballja e luajtur në stadiumin “Craven Cottage” përfundoi me rezultatin 0:2.
Mykhailo Mudryk (18’) shënoi për epërsinë e parë të Chelseat. Vetëm një minutë më vonë shënoi edhe Armando Broja (19’), i cili sonte luajti si titullar.
Për sulmuesin shqiptar, i cili ishte jashtë fushës për një kohë të gjatë, ishte ky goli i tij i parë për këtë sezon, si dhe ndeshja e parë që e nisi nga fillimi.
Megjithatë, jo gjithçka shkoi mirë për të sonte. 22-vjeçari u detyrua të largohej nga loja në minutën e 65-të shkaku i një lëndimi.
Ndryshe, Chelsea pas kësaj fitore ka tetë dhe tani ndodhet në pozitën e 11-të në tabelë.
Fulham ka po aq pikë, por renditet dy pozita më poshtë