Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREBroja nënshkruan super marrëveshje me “PUMA”, do të hapë dyqan në Shqipëri

Broja nënshkruan super marrëveshje me “PUMA”, do të hapë dyqan në Shqipëri

Armando Broja ka hedhur pas krahëve dëmtimin e rëndë që e la jashtë fushave të lojës për gati një vit. Sulmuesi shqiptar së fundmi ka firmosur një kontratë të rëndësishme dhe afatgjatë me një prej kompanive më të mëdha të veshjeve sportive si “PUMA”.

“The Athletic” ka zbuluar lajmin, duke dhënë edhe detaje të marrëveshjes së sponsorizimit. Sipas mediumit prestigjoz anglez, Broja ka marrë eksluzivitetin e kësaj kompanie për Shqipërinë dhe Kosovën.

Një arritje personale e rëndësishme në biznes për sulmuesin, që ka përpara muaj të rëndësishëm në karrierën e tij. Si fillim duhet të bindë Chelsea-n dhe trajnerin Pochettino se mund të mbështeten tek ai në të ardhmen.

“Thë Sun” shton se sulmuesi do të ndihmojë në hapjen e dyqaneve Puma në Shqipëri, ku vetë ai do të bëhet ambasador në nivel ndërkombëtar. Ekziston edhe një plan për të nisur një fondacion në vend, duke ndihmuar në ngritjen e nivelit të lojës së bukur.

Ekziston edhe një plan për të nisur një fondacion në vend, duke ndihmuar në ngritjen e nivelit të lojës së bukur.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME