KULTURË

Brooke Shields flet për grindjen publike me Tom Cruise

Brooke Shields ka folur për grindjen e saj publike me Tom Cruise.

Në kujtimet e saj të reja, “Brooke Shields Is Not Allowed to Get Old”, aktorja 59-vjeçare shpjegoi pse u mbrojt kundër aktorit të “Top Gun” kur ai e turpëroi publikisht për marrjen e ilaçeve të depresionit pas lindjes.

“Nëse Tom do më sulmonte publikisht para se të bëhesha nënë, me siguri do të kisha qëndruar në heshtje”, shkroi Shields në librin e saj. “Unë do ta kisha injoruar komentin e tij qesharak. Mund të rrija duarkryq, ndërsa ky njeri shumë i famshëm rrëmbeu përvojën time për të çuar përpara axhendën e tij”, vazhdoi ajo.

Aktorja e “Pretty Baby” tha se sulmi i Cruise “më la të mërzitur”, duke shtuar, “Unë kurrë nuk kam qenë nga ata që e kam gjetur veten në një grindje publike”.

Ajo gjithashtu vuri në dukje se mbushja e 40-të pak para se të shpërthente grindja ndryshoi këndvështrimin e saj për dramën.

“Të ulesha në heshtje dhe ta lija veten të sulmohesha mund të kishte qenë qasja ime një dekadë më parë – madje mund të isha penduar që ndava historinë time- por u trimërova nga përvoja e jetës, “shkroi Shields.

Pavarësisht nga drama e tyre, Brooke mori një ftesë për martesën e tij dhe Katie Holmes në nëntor 2006. Në kujtimet e saj të reja, ajo konfirmoi se Tom  kërkoi falje por “jo publikisht”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button