Friday, September 13, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREBylis i merr 3 pikë Dinamos në minutën e 101

Bylis i merr 3 pikë Dinamos në minutën e 101

Është e pabesueshme, por Bylis ka arritur të marrë 3 pikë në ndeshjen e luajtur në shtëpi përballë Dinamos, e vlefshme për javën e dytë të Kategorisë Superiore.

Në pjesën e parë të dyja ekipet menduan të studionin njëra-tjetrën, ndonëse rastet për shënim nuk munguan. Edhe pjesa e dytë e takimit nisi njësoj si e para, me gabime të shumta në mesfushë, për t’u bërë më e bukur në minutat e fundit.

Në minutën e 80 kur Qardaku devijoi një top në portë, por ishte VAR-i ai që e anuloi atë për një prekje të topit me dorë. Në minutën e 92, VAR-i bëhet sërish protagonist për një top të prekur me dorë nga mbrojtësit vendas. Topin e godet Devid Bregu nga pika e penalltisë, por ai përfundoi mbi traversë.

Teksa kur mendohej se gjithçka kishte përfunduar, në minutën e 101 vjen dhe goli i vendasve me anë të Brunos, që i jep Bylis 3 pikët e para në kampionat.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME