Wednesday, December 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTBylisi njofton largimin e dy brazilianëve

Bylisi njofton largimin e dy brazilianëve

Klubi i Bylisit këtë të dielë ka bërë me dije ndërprerjen e bashkëpunimit me dy lojtarë brazilanë. Në një postim në rrjetet sociale klubi i Bylisit shkruan se i kushtëzuar nga numri i të huajve ka ndërprerë bashkëpunimin me Biringuetan dhe Ananias. Ndër të tjera ballshiotët falenderojnë dy lojtarët për kontributin e dhënë në titullin kampion të Kategorisë së Parë.

“Çdo fillim e ka një fund, e rëndësishme është që ndahemi si kampionë! Tashmë është koha që të përshëndetemi me dy nga kampionët e sezonit të shkuar, në fushë dhe jashtë saj.

Klubi ynë ka gjetur marrëveshjen dhe me mirëkuptim përfundon këtu bashkëpunimin me dy lojtarët brazilianë, mesfushorët Biringueta dhe Ananias, të cilët i falënderojmë për kontributin maksimal, duke qenë korrekt dhe shumë profesionist në fushë, në realizimin e sukeseve të klubit tonë, por edhe jashtë saj, si dy personazhe shumë të dashur në qytetin tonë!

Të kushtëzuar nga numri i të huajve, erdhi ndërprerja e bashkëpunimit me dy brazilianët, por nisur nga fakti se kemi ende gjashtë lojtarë të huaj si: Samba, Loran, Aboubakar, Fall, Antoni dhe Barboza. Nisur edhe nga fakti se presim edhe 3-4 lojtarë të huaj, do të ketë sërish huazim të 1-2 lojtarëve të sipërpërmendur. Faleminderit kampionë”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME