Ekspozimi për një kohë të gjatë në diell veçanërisht gjatë periudhës së plazhit, ka risqe në shëndet.
Dermatologia Blerta Gjoni, shprehet se rastet më të shpeshta janë djegia e lëkurës, infeksionet bakteriale apo dhe mykotike.
Për shkak të temperaturave të larta dhe diellit të fortë, mjekët rekomandojnë qëndrimin në hije, ambiente të freskëta dhe shmangien e lëvizjeve të panevojshme nga ora 11:00 deri në 17:00.