Wednesday, October 9, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBylykbashi: Balla u tall me Alibeajn për çështjen e Presidentit

Bylykbashi: Balla u tall me Alibeajn për çështjen e Presidentit

“Marrëveshja e opozitës me mazhorancën për Presidentin e ri është farsë”, thotë deputeti demokrat Oerd Bylykbashi. Ai po ashtu thekson edhe se Taulant Balla u tall me marrëveshjen e Enkelejd Alibeajt për çështjen e Presidentit të ri.

“Zoti Alibeaj foli për një marrëveshje, ku Partia Socialiste i jepka të drejtën opozitës që të propozojë emra për Presidentin e ri. Opozita e ka në Kushtetutë këtë të drejtë dhe nuk është aspak e vërtetë që një kandidat konsensual hyn vetëm në 3 raundet e para.

Nëse ka vërtet konsensus, një kandidat i tillë mund të futet edhe në raundin e katërt e të pestë dhe të votohet me 140 vota. Rama kërkon të kapë Presidentin, nëpërmjet një kandidati që në dukje vjen nga e djathta, propozohet nga opozita, dhe në këtë mënyrë do të ketë President që nuk i shkakton shqetësime.

Ne e kundërshtojmë farsën dhe marrëveshja e Alibeajt prodhon pikërisht këtë gjë. Kemi parë që edhe Taulant Balla tallet me këtë marrëveshje”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME