Queen Consort Camilla thuhet se ka mbetur e tronditur nga pretendimet e Princit Harry për të në intervistat e fundit.
Burime pranë mbretit Charles III zbuluan gjithashtu për ‘Vanity Fair’ se ai refuzon të tolerojë çdo koment të bërë për gruan e tij. Ai mendon se djali i tij ka kaluar kufirin.
Sulmi i fundit i akuzave të Harry-t përfshijnë se njerka e tij kishte nxjerrë histori për ta bërë veten të dukej më mirë në shtyp pasi u martua me Charles në 2005 pas një lidhjeje shumë të publikuar.”Disa anëtarë janë futur në shtrat me djallin për të rehabilituar imazhin e tyre. Por ky rehabilitim ka ardhur në dëm të të tjerëve,” tha Harry në një intervistë për ITV.
Princi akuzoi Camilla-s edhe në kujtimet e tij të reja, “Spare”, duke shkruar se ai dhe vëllai i tij, Princi William, i kërkuan babait të tyre të mos martohej me “njerkën e ligë”. “Pavarësisht se Willy dhe unë i kërkuam që të mos e bënte këtë, babai refuzoi. Kështu që pranuam dhe i uruam më të mirat. Pa inate. E kuptuam se se ai më në fund do të ishte me gruan që donte. Atë që kishte dashur gjithmonë”, shkron Harry.