Uncategorized

Torres e Savic lënë nam në Atletico-Barcelona, kapen prej flokësh (vidio)

Shkëndija e nervozizëm përtej normalitetit në ndeshjen e La Liga mes Atletico Madrid dhe Barcelona. Në minutat e fundit, Ferran Torres dhe Savic u kthyen në mundës të vërtetë duke u përleshur në fushë.

Arbitri nuk kishte si të kishte dyshime dhe i përjashtoi të dy me të kuq. Në Wanda Metropolitano, skuadra e Simeone u përball me blaugranat për javën e 16 të La Liga. Barça fitoi 1-0 falë golit të Ousmane Dembélé, në minutën e 22. E falë tre pikëve të fituara, arriti të kapërcejë Real Madrid dhe të marrë kryesimin e tabelës.

Sukses i rëndësishëm për Xavi dhe ekipin e tij, por gara do të mbahet mend edhe për një sherr në fund. Në minutat shtesë, shpërtheu një përledhje mes Ferran Torres dhe Stefan Savic. Gjithçka nisi në minutën e 92, kur dy lojtarët sfiduan njëri-tjetrin për topin. Sulmuesi i Barçës arriti ta largojë topin, por nuk mundi t’ia pasojë një shokut të skuadrës. Kjo edhe për shkak të përplasjes me kundërshtarin.
Nga lojtarë futbolli në mundës të vërtetë. Klipi i postuar në rrjetet sociale tregon Torres dhe Savic në tokë, duke i tërhequr flokët njëri-tjetrit dhe duke u shtyrë. Në fund i kanë shpëtuar kapjeve, por jo arbitrit. Zyrtari i ndeshjes nuk humbi kohë dhe i përjashtoi menjëherë dy ish-lojtarët e Manchester City. Malazezi protestoi kundër përjashtimit, ndërsa spanjolli u largua nga fusha i menduar.

https://twitter.com/brfootball/status/1612214335585091587?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1612214335585091587%7Ctwgr%5Ecefae12e4aa7d4580df317f9ae0c972b1b8026f4%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Flapsi.al%2F2023%2F01%2F09%2Fvideo-i-shkulin-floket-e-jo-vetem-njeri-tjetrit-torres-e-savic-lene-nam-ne-atletico-barcelona-dalin-me-te-kuqe%2F

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button