Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKush është “kondom i Vuçiçit në Tiranë”, sipas shkrimtarit nga Prishtina

Kush është “kondom i Vuçiçit në Tiranë”, sipas shkrimtarit nga Prishtina

Publicisti dhe shkrimtari Gani Mehmetaj, në një shënim të botuar me titullin “Linçi serbë ndaj shqiptarit” analizon ngjarjen e plagosjes së dy fëmijëve serbë nga një oficer policie.

Ai akuzon se janë fshehur rrethanat e incidentit dhe se ngjarja u parapri nga persona të medias si Baton Haxhiu, të cilin Mehmetaj e quan “kondom të Vuçicit”.

Më poshtë, shënimi i dramaturgut të njohur pejan që jeton dhe punon në Prishtinë, producent dhe drejtor i Kosovafilmit:

“Plagosja e dy fëmijëve serbë të Kosovës ka lidhje me presidentin Vuçiq dhe ngjashmëri me rastin Panda, kur shërbimi sekret serb vrau disa të rinj serbë në Pejë që të akuzonte shqiptarët”, shkruan kryetari i republikanëve të Serbisë, Nikolla Sandullovic.

Vuçiq ishte ministër i Millosheviqit, prandaj i di mirë punët e kurdisjeve të pista me vrasje e me plagosje. Edhe Sandulloviçi e njeh mirë mendësinë e serbëve -zyrtarë të kriminalizuar.

Mediat tona që nga fillimi e fshehën faktin se shqiptari që plagosi dy serbë, ishte rrethuar nga një grup serbësh që e penguan të lëvizte dhe e kërcënuan me linçim. Ai në vetëmbrojtje e frikë mund të bënte dëme edhe më të mëdha. Pse e fshehën atmosferën e linçit policia e prokuroria?

Linçit serb i parapriu kondomi i Vuçiq-Ramës, Baton Haxhiu, i njohur si Baton Stanishqi, dhe D. Mulliqi të cilët thanë se “Kurti po i trajton serbët si Millosheviqi shqiptarët dikur. Serbisë iu kundërvumë me luftë, prandaj edhe Kosovës serbët duhen t’i kundërvihen me luftë”, porosisin ata.

Është fatkeqësi që zyrat e ambasadave të mëdha euro-amerikane nxituan të dënojnë shqiptarin që plagosi serbët pa i sqaruar rrethanat: ishte vetëmbrojtje a sulm? Zyrtarët ndërkombëtarë dolën mbi gjyqin dhe mbi ligjin, ata e fundosën “mujsharin”.

Pastaj sikur të mos mjaftonte kjo histeri, nisën sulmet ndaj shqiptarit mu si dikur kur i sulmonin me tërbim “nacionalistët dhe irredentistët shqiptarë”. Ishin sulme të pista, të egra dhe të paskrupullta.

A është fajtor shqiptari që plagosi dy serbë? Nuk e dimë. Pse nxitojmë ta “pushkatojmë” pra?

Serbët-paramilitarë të Beogradit, ashtu sikurse e bënë me dije edhe republikani nga Serbia ishin të përgatitur që më parë nga Vuçiqi, bllokuan rrugët mu si në Mitrovicën e veriut. Ajo që brengos më shumë, ndërsa bashkësia ndërkombëtare nuk e sheh, është fakti se serbët nuk duan të integrohen, nuk e pranojnë shtetin e Kosovës, vazhdojnë të jenë instrument i shërbimeve sekrete të Serbisë e paramilitarë të tyre si në kohën e Millosheviçit.

Kush do të përballët dhe kush do t’ua ul kokën paramilitarëve serb që po e destabilizojnë Kosovën me linçe, kërcënime e vrasje? Duke i toleruar e përkëdhelur paramilitarët serbë, të yshtur nga Vuçiqi, që bllokojnë rrugë e kufij, Kosova do të zhbëhet. i.b. / dita

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME