Thursday, April 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTÇekia mund Poloninë, Franca fiton me poker ndaj Holandës 

Çekia mund Poloninë, Franca fiton me poker ndaj Holandës 

Polonia, kundërshtarja e Shqipërisë më 27 mars, e nis në mënyrën më të keqe të mundshme kualifikueset e Evropianit 2024 me Çekinë, duke u mundur 3-1 në Pragë.

Vendasit zhbllokuan sfidën që në sekondën e 27-të, pas një goli me kokë nga Krejci. Sikur të mos mjaftoni ky gol shokues dy minuta më pas, një gabim në fazën mbrojtësi i kushtoi rëndë Polonisë, që pësoi golin e dytë nga këmbët e Cvancaras.

Kjo sfidë rezultoi një makth i vërtetë për Leëandoëskin me shokë, që u ndëshkuan për herë të tretë në minutën e 64-t  nga Kutcha. Goli i Szimanskit në shtesë i vlejti vetëm për statistikë Polonisë.

Franca fitoi  thellë 4-0 Holandën, në ndeshjen e parë të kualifikueseve të Evropianit, duke treguar se vijon të mbetet një ekip i frikshëm. Nënkampionët e botës zgjidhën gjithçka në 20 minutat e para, me tre gola të Griezmann, Upamecano dhe Mbappe. Në minutën e 88, ishte sërish Mbappe ai që vulosi rezultatin e ndeshjes.

Ndërkohë, në ndeshjen Suedi-Belgjikë, që e vendosi Romelu Lukaku me 3 golat e tij, Zlatan Ibrahimovic theu një rekord që rezistonte që nga viti i largët 1983. Sulmuesi i Milanit, me aktivizimin e tij në pjesën e dytë, në moshën 41 vjeç e 5 muaj, bëhet futbollisti më i vjetër që luan në një ndeshje kualifikuese evropiani.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME