Thursday, March 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETStudimi/ Në rritje përdorimi i kanabisit në shkolla

Studimi/ Në rritje përdorimi i kanabisit në shkolla

ISHP: 15.3% e nxënësve kanë eksperimentuar me një lloj droge

Studimi i kryer nga Instituti i Shëndetit publik me të rinjtë e moshave 14-18 vjeç tregon se 15.3% e adoleshentëve kanë eksperimentuar me një lloj droge. 6.6% e të anketuarve kishin eksperimentuar me kanabisin, 4% me ekstazi, 1.6% kishin përdorur kokainë dhe 1.4% kishin përdorur heroinë. Shqetësimi ngrihet edhe nga psikologet e shkollave.

“Ka një tendencë në rritje të përdoruesve të kësaj grupmoshe, nuk mbetet më tek faza e eksperimentimit. Individë jashtë të përfshirë në këto lloj aktivitetesh të paligjshme i përdorin si karrem për t’i futur në linjë për të bërë atë pjesën e shpërndarjes. Në shkollën e mesme duket sikur tashmë nxënësit janë familjarizuar për fat të keq me përdorimin e kanabisit”.

Sipas studimit 21% kanë pohuar se e gjejnë lehtësisht marijuanën, çka do të thotë që trafikantët e drogës, funksionojnë tashmë kudo, edhe pranë shkollave. Veç kanabisit, në rritje është dhe përdorimi i duhanit. Nxënësit kanë pohuar se përvojën e parë me drogën e kanë nisur më herët, që në moshën 12-13 vjeç. Fenomeni ndeshet më shumë në Tiranë Fier, Durrës, Vlorë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME