Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET“Celularët e Belerit janë thesar informacioni”, Artan Hoxha: Palës greke nuk i...

“Celularët e Belerit janë thesar informacioni”, Artan Hoxha: Palës greke nuk i intereson të hapen

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur sot në lidhje me vendimin e Gjykatës së Posaçme, e cila ka lënë në fuqi masën paraprake të sigurisë “Arrest me burg” për Fredi Belerin, krybashkiakun e zgjedhur të Himarës.

Në një intervistë për News 24, Artan Hoxha tha se në dy celularët e sekuestruar të Belerit ka informacione të cilat pala greke nuk do as të preken.

Sipas tij palës greke nuk i intereson që të hapen.

Artan Hoxha: Kemi të bëjmë me një cështje serioze. Mediet greke janë në mbrojtje të Belerit, grekët në mbrojtje të Belerit.Ne kemi një problem për kufijtë detare atje. Ne jemi të përçarë. Belerit i janë kapur dy celularë dhe kjo është arsyeja se pse e kanë takuar grekët në burg. Nëse hapen telefonat e Belerit është një çështje serioze. Beleri është aty si përfaqësues i një pakice me interesa. Doli me flamurin e Vorio Epirit, nuk duhej të kishte kandiduar fare. Në fushatë kanë qenë dhe sigurimë grekë. Janë dhënë për 8 vota për 400 mijë të vjetra. Nëse hapen telefonat e Belerit, janë thesar informacioni. Dhe ky vendimi i sotëm është certifikim i gjykatës së Vlorës.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME