Çfarë vjen risi me gjeneratën e re të Samsung Galaxy S25
Çdokush dëshiron një smartphone që i shkon përshtat stilit të jetës së tij, që i ndihmon të sheshojnë barrierat dhe sfidat e përditshme, një smartphone që ofron zgjidhje dhe jep përgjigje sikur të kishit qenë ju që i merrni vendimet.
Pikërisht me lançimin e telefonave inteligjentë të serisë Galaxy S25 përdoruesit Galaxy do të kenë më shumë qetësi mendore, dhe një telefon me aftësi të jashtëzakonshme personalizimi. Të gjitha këto pa rrezik të keqpërdorimit të informacionit personal. Por çfarë të rejash vijnë me këtë gjeneratë dhe si do të përmirësohet jeta jonë falë një prej këtyre smartphone-ve?
Më shumë ruajtje të dhënash vjen me më shumë përgjegjësi ndaj përdoruesve
Kjo është arsyeja pse Samsung ka krijuar Motorin e të Dhënave Personale (Personal Data Engine), një avancim i fuqishëm i privatësisë që siguron mbrojtjen e të dhënave personale tek kalojmë nga një aplikacion në tjetrin. Të dhënat e personalizuara ruhen në një hapësirë të sigurt, të mbrojtur me kujdes nga një çelës kriptimi që menaxhohet nga Knox Vault. Kjo është e njëjta platformë e besuar e përdorur për të siguruar informacionin më të ndjeshëm në smartphone-in tuaj, siç janë të dhënat tuaja biometrike. Dhe si një shtresë e shtuar mbrojtjeje, kriptografia post-kuantike dëshmon sigurinë e të dhënave tuaja kundër kërcënimeve në rritje të llogaritjes kuantike.
Smartphone intuitiv që kupton nevojat dhe kërkesat tuaja sikur të ishte brenda “trurit” tuaj
Me One UI 7, seria Galaxy S25 është një shoqërues i vërtetë i AI që kupton kontekstin e nevojave dhe preferencave të përdoruesit dhe ofron përvoja të personalizuara të AI me privatësi të sigurtë në çdo hap. Çdo përmbajtje, veprim i juaji me telefonin do të analizohet nga inteligjenca artificiale për t’ju propozuar zgjidhje dhe përgjigje të përshtatshme për çdo situatë. Ditë dhe natë, Galaxy AI do t’ju mbajë të informuar dhe të frymëzuar me këshilla dhe rekomandime të zbatueshme, të përshtatura në mënyrë unike për jetën tuaj. Personalizimi që ndryshon lojën me privatësinë që mund t’i besoni gjithmonë. Ky është evolucioni i radhës i Galaxy AI. Një element përcaktues i One UI 7 është Now Bar, i cili i jep personalizimit një kuptim të ri duke integruar pa probleme veprimet tuaja të përditshme dhe aplikacionet më të përdorura në ekranin tuaj të kyçjes. Këtu do të kontrolloni argëtimin tuaj, do të caktoni kohën e stërvitjes më të mirë personale, do të merrni udhëzime për takimin tuaj të ardhshëm ose do të filloni të komunikoni në gjuhë të tjera. Now Bar do të jetë gjithashtu një pikë aksesi për përvojat më gjithëpërfshirëse ndonjëherë në Galaxy. Tani telefoni juaj nuk do t’ju bëjë vetëm tring tring, por do të fuqizojë stilin tuaj të jetesës.
Telefoni më i fuqishëm ndonjëherë
Me personalizimet unike nga Galaxy, Samsung Galaxy S25 vjen me procesorin më të fuqishëm ndonjëherë, duke ofruar një rritje të performancës prej 40% në NPU, 37% në CPU dhe 30% në GPU krahasuar me gjeneratën e mëparshme. Kjo fuqi ushqen aftësitë e serisë Galaxy S25 për të përpunuar pa kompromis më shumë përvoja të AI-së në pajisje. Snapdragon 8 Elite është një platformë celulare e personalizuar e para në llojin e saj për çipset Galaxy, një platformë që jep akoma më shumë fuqi përpunimi për Galaxy AI dhe më shumë ndërveprime superiore të kamerës me ProVisual Engine.
Një smartphone i pathyeshëm
Galaxy S25 Ultra vjen për herë të parë vjen me një xham të përparmë unik qeramikë antireflektues dhe të papërshkueshëm nga gërvishtjet. Gorilla Armor 2 është një arritje historike në teknologjinë e xhamit qeramik, duke kombinuar qëndrueshmërinë e jashtëzakonshme me qartësinë e shkëlqyer në ekranin e një smartphone. I testuar nga hedhje në lartësi më shumë se 2 metra, Samsung S25 Ultra ka treguar që është një telefon i pathyeshëm. I pajisur me vetitë antireflektuese, Gorilla Armor 2 zvogëlon pasqyrimet e sipërfaqes si në ambientet e brendshme ashtu edhe ato të jashtme dhe përmirëson raportin e kontrastit të ekranit, duke ofruar një eksperiencë të jashtëzakonshme për përdoruesit në kushte të ndryshme ndriçimi.
Krijimtaria, imazhet pjesa e preferuar e shumë përdoruesve
Seria Galaxy S25 ofron shkrepje ultra të detajuara në çdo gamë me sensorë me rezolucion të lartë dhe ProVisual Engine, duke vendosur një standard të ri për fotografinë në celular. Me një sensor të ri të kamerës ultra të gjerë 50 MP të përmirësuar nga 12 MP i mëparshëm, Galaxy S25 Ultra ofron qartësi dhe gjallëri të jashtëzakonshme. Regjistrimi 10-bit HDR krahasuar me 8-bit ju lejon që të kapni edhe detajet më të imta në çdo kusht ndriçimi. Galaxy S25 prezanton gjithashtu një sërë mjetesh dikur të kufizuara në softuer të specializuar, duke e bërë modifikimin e avancuar të aksesueshëm për të gjithë. Tani çdokush mund të jetë profesionist në redaktimin e fotove dhe videove. Portrait Studio është përmirësuar gjithashtu, duke i lejuar përdoruesit të krijojnë avatarë të personalizuar me shprehje të fytyrës më të vërteta. Filters prezanton filtra të rinj të stilit analog, duke ofruar estetikë të ngjashme si nëpër fima, për fotot dhe videot e tyre.
Dizajni i qëndrueshëm duke vazhduar misionin “Më shumë materiale të ricikluara” Produkte më jetëgjata
Rrugëtimi i Samsung për të ndërtuar pajisje me më shumë materiale të ricikluara vazhdon. Përveç rritjes së materialeve të ricikluara në brendësi dhe jashtë, ekrani i Galaxy S25 Ultra përmban titan të qëndrueshëm, një material i parë në llojin e tij që është më i qëndrueshëm se xhami. Ai kombinon materialet si qelqi dhe qeramika me një trajtim të veçantë anti-reflektuese, duke ofruar një siguri të avancuar mbrojtëse në rast përplasjeje dhe rezistencë ndaj gërvishtjeve.
I prodhuar për të suportuar shtatë gjenerata të përmirësimeve të sistemit operativ dhe shtatë vjet përditësime sigurie, seria Galaxy S25 siguron një performancë të besueshme dhe të optimizuar për një jetëgjatësi më të gjatë. Vizioni i Samsung vazhdon.