Liga e Kampionëve 2022/23 tashmë ka filluar. Paraeleminatoret nisën me ndeshjet ndërmjet Inter Escaldes dhe La Fiorita (skuadra nga Andorra dhe San Marino) dhe mes Levadias dhe Vikingur Reykjavik, klube nga Estonia dhe Islanda.
Duket si një botë tjetër në krahasim me turneu në të cilin luajnë Manchester City, Real Madrid, Psg dhe Liverpool, Bayern Munich e Chelsea. Në fakt është, por Champions është edhe një turne e hirusheve dhe përrallave, e realiteteve të vogla që janë në gjendje të konkurojnë me kampionët e mëdhenj të botës. Pastaj, kur janë për tu luajtur ndeshje që kanë vërtet rëndësi, triumfojnë (pothuajse) gjithmonë ato të zakonshmit.
Por cilat skuadra do të garojnë për trofeun këtë vit? Ky është starti fillestar i kuotuar sipas bookmakersve. Me të panjohurën e merkatos, që në këto muaj mund të ndryshojë gjithçka.
PROGRAMI- Sa për ti hedhu një vështrim kalendarit: faza e grupeve do të zhvillohet para Kupës së Botës në Katar, ku dita e parë është planifikuar në 6/7 shtator dhe e fundit në dy ditët mes 1 dhe 2 nëntorit. Shortet do të zhvillohen më 25 gusht, tashmë dihet vazo e parë: Real Madrid, Eintracht Frankfurt, Manchester City, Milan, Bayern Mynih, Psg, Porto dhe Ajax. Pyetja e parë lind spontanisht: ku do të vendosen kampionët në fuqi, Blancos e Carlo Ancelotti, në renditjen e favoritëve? Sipas bookmakers, Madrid nuk nis para të gjithëve. Në kryeqytetin spanjoll megjithatë nuk e kanë problem, duke pasur parasysh triumfin e vitit të kaluar pavarësisht parashikimeve në fillim të vitit që nuk e shihnin Realin drejt titullit.
FAVORITET- Janë katër skuadrat më të akredituara, me variacione padyshim të mundshme midis një skuadre e një tjetre: Manchester City, Psg, Liverpool dhe Bayern Mynih. Dy të parët janë gjithmonë aty, në pole position: çështje investimesh, potenciali, lojtarësh në dispozicion. Por City dhe Psg janë ende në kërkim të titullit në këto vite, edhe pse duket se janë gjithmonë një hap larg arritjes.
Nga ana tjetër, skuadra e Klopp mbeti duarbosh vitin e kaluar me finalen e Champions League të humbur dhe titullin e Premier Ligës të venitur për fare pak. Liverpool nuk do të ketë më Sadio Mané, zyrtarisht një lojtar i ri i Bajernit. Pas tyre janë Real Madrid dhe Chelsea, më të shkëputur Barcelona dhe Juventus: Zonja është skuadra italiane me më shumë shanse për fitore.
Natyrisht shumë gjëra mund të ndryshojnë, Liga e Kampionëve tani vetëm parashikohet dhe ëndërrohet: numërimi mbrapsht ka filluar.