Dortmundi dhe Milani nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola në “Signal Iduna Park” duke komplikuar rrugëtimin e tyre në këtë grup. Ishte një ndeshje që prodhoi emocione dhe raste të shumta, por që nuk do të sillte asnjë gol.
Në të njëjtën grup, Newcastle mori një fitore të madhe 4-1 ndaj PSG, duke konfirmuar synimet për të avancuar më tej ndaj një prej ekipeve favorite. Almiron dhe Burn shënuan dy gola në pjesën e parë për skuadrën angleze, ndërkohë që në fillimin e së dytës është Longstaff që shënoi golin e tretë. Lucas Hernandez provoi të rikthente në lojë PSG, por në fundin e ndeshjes Schar realizoi golin e katërt.
City fitoi 3-1 në transfertën ndaj Leipzig. Foden, Alvarez dhe Doku shënuan për ekipin e Guardiolës. Barcelona fitoi 1-0 në Portugali ndaj Portos falë një goli të Ferran Torres në shtesën e pjesës së parë.