Milani e ka rikthyer interesimin për sulmuesin e kombëtares shqiptare, Armando Broja, por Chelsea nuk ka ndërmend që ta lërë të lirë 21-vjeçarin.
Futbollisti bën pjesë në planet e trajnerit Mauricio Poçetino, pavarësisht se “blutë” e Londrës kanë pësuar ndryshime të mëdha në këtë merkato verore, raporton tabloidi britanik “Evening Standard”.
Kuqezinjtë dhe Uest Hemi janë dy nga disa klubet që kërkojnë shërbimet e Brojës. Por Çelsi do ta mbajë në “Stamford Bridge”, sulmuesin që është rikthyer nga dëmtimi në gju, të pësuar në Dhjetor.
“Blutë” janë tërhequr nga afrimi i sulmuesit të Juventusit Dushan Vlahoviç, me klubet që po diskutonin shkëmbimin e serbit me Romelu Lukakun.