Friday, October 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTChelsea do të largojë Brojën, për të marrë sulmuesin “e pezulluar” për...

Chelsea do të largojë Brojën, për të marrë sulmuesin “e pezulluar” për baste

Sipas portalit të njohur spanjoll “Fichajes”, Armando Broja mund të bëhet pjesë e marrëveshjes për të çuar te Chelsea një sulmues që ka bërë mirë në sezonet e fundit, Ivan Toney nga Brentford.

Portali i njohur për zërat e merkatos, bën të qartë se londinezët duan lojtarin por kanë stepur për momentin nga vlera e lartë e kartonit të tij. Përveç të tjerash, Toney është i pezulluar nga Federata Angleze për përfshirjen e tij në vendosjen e basteve, që janë të palejuara sipas rregulloreve të Premier Ligës.

I njëjti burim thekson se Blutë e Londrës kërkojnë të ulin vlerën e kartonit, që aktualisht është rreth 75 milionë paund, duke përfshirë edhe Brojën në marrëveshje, për ta dërguar te Brentfordi.

Marrëveshja do të negociohet dhe mund të finalizohet në muajin janar, pasi blutë kanë parë që kanë nevojë urgjente për një sulmues goli dhe Toney është një nga emrat më të vlerësuar në kampionatin anglez në vitet e fundit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME