Sunday, April 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedÇifti hero i luftës në Izrael/ Fshehën binjakët 10 muajsh, para se...

Çifti hero i luftës në Izrael/ Fshehën binjakët 10 muajsh, para se të vriteshin nga sulmi i Hamasit

Dramat njerëzore që po dalin në dritë pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit, ku mbetën të vrarë 900 izraelite, vazhdon të prodhojë histori nga më tragjikët.

Një histori e tillë u zbulua nga ambasadori i Izraelit në Kolumbi, Gali Dragan, me protagonistë tragjikë një çift 30-vjeçarësh izraelitë që arritën të fshehin foshnjat e tyre binjake 10 muajshe para se të vriteshin nga terroristët e Hamasit .

Sipas diplomatit izraelit Itai dhe Hadar Berdishevskyata ishin në shtëpi kur ndodhi sulmi i Hamasit dhe kishin disa sekonda për të marrë një vendim për fëmijët e tyre, të cilët përfundimisht i fshehën në një strehë të sigurt.

Çifti 30-vjeçar “luftuan me guxim” sipas ambasadorit të Izraelit në Kolumbi para se të vriteshin nga persona të armatosur të Hamasit.

Për fat të mirë, sulmuesit e Hamasit nuk ishin në gjendje të gjenin dy foshnjat që u gjetën të gjallë nga ushtarët izraelitë dymbëdhjetë orë pasi prindërit e tyre u vranë.

“Ata bënë gjithçka që mundën për të shpëtuar fëmijët e tyre. Ata i fshehën në një strehë para se terroristët të hynin në shtëpinë e tyre. Itai dhe Hadar u vranë brutalisht pasi luftuan me guxim kundër terroristëve”, ka shkruar Gali Dragan.

“Dy prindër të tmerruar bënë gjithçka që mundën për të shpëtuar fëmijët e tyre tashmë jetimë. Qoftë i bekuar kujtimi i këtyre heronjve”, ka përfunduar në postimin e tij diplomati izraelit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME