Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTCity dhe Arsenali të papërmbajtshëm, fitojnë me “poker” 

City dhe Arsenali të papërmbajtshëm, fitojnë me “poker” 

Manchester City dhe Arsenali vijojnë startin perfekt në këtë sezon në Premier League, duke marrë fitore me “poker” në ndeshjet e dyta. City mundi 4-0 Bournemouth, një ndeshje që e zgjidhi që në fraksionin e parë.

Gundogan zhbllokoi sfidën, ndërkohë që De Bruyne më pas gjeti golin e dytë. Belgu shërbeu 6 minuta më vonë për folin e tretë të Phil Foden. Në fundin e ndeshjes, Lerma dërgoi topin në rrjetën e portës së tij.

Mjaft mirë dhe Arsenali që mundi 4-2 Leicester. Gabriel Jesus shënoi një dopietë personale në fraksionin e dytë, por Leicester u rikthye në lojë në fillimin e pjesës së dytë. Gjithsesi Granit Xhaka do të realizonte golin e parë në këtë sezon dy minuta më vonë. Maddison rihapi sfidën, që do rë rimbyllej nga Martinelli pak sekonda më pas.

Si City ashtu dhe Arsenali janë në krye të renditjes, me pikë të plota, 6, pas dy javëve të para

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME