Wednesday, December 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETCllevio tregon jetën e ‘VIP-ave’ brenda burgut nga Aldo Bare, Gaxhai, Mandela...

Cllevio tregon jetën e ‘VIP-ave’ brenda burgut nga Aldo Bare, Gaxhai, Mandela etj

Kleviol Ahmeti a.k.a Cllevio Serbiano mund të jetë i burgosuri më i ndjekur në territorin e Shqipërisë. Kudo në çdo rrjet social, dëgjohet për të, ose dëgjohen këngët e tij.

Brenda pak muajsh, në arrest shtëpie, bëri namin nga Lushnja. Zemrat ua fitoi të gjithëve me frazat e tij; besprem’; buzza dhe ça di ti për burgun?

KLIKO TË SHOKOSH VIDION

Në fakt, për burgun nuk dihet shumë, por Cllevio është siguruar që ta marrin vesh të gjithë. Në TikTok ka dalë duke treguar si histori përrallash gjithë çfarë ndodhte brenda katër mureve të mbushura me të burgosur.

Flet për personazhe që kanë hyrë në histori, sigurisht që për keq, e për mënyrën sesi e kalojnë kohën brenda qelive. Disa do të dalin…e disa të tjerë nuk do të jetojnë më asnjë ditë në liri, duke paguar me gjënë më të çmuar që kanë për krimet e kryera.

I riu nga Lushnja përmend personazhe, por për shumë të tjerë ka edhe pseudonime, megjithatë kuptohet qartë se për kë e ka. Megjithatë jep një panoramë ndryshe nga brenda ‘kafazeve’.

Në rrëfimin e tij, Ahmeti përmend “të fortë” si Gaxhai, Dritan Dajti, Mandelën e Elbasanit dhe vëllezërit e tij, Dritan Kateshin, e sigurisht Aldo Baren.

Për shumë prej tyre flet se kanë një jetë të thjeshtë normale, e se kohën e kalojnë duke luajtur futboll me njëri-tjetrin. Sigurisht ata që nuk kanë përplasje me njëri-tjetrin, por njëri është më i veçanti nga të gjithë.

Aldo Bare! Edhe pse në burg, duket se ai nuk jeton asnjë ditë i qetë dhe ende ruhet edhe atëherë kur e ruajnë. Del vetëm, rri vetëm me shokët e tij të bandës së Lushnjes, e nuk përzihet me askënd. E shkuara nuk e lë të qetë që të paktën në burg të gjejë paqe.

GAXHAI

Dua kot për qejf se harrova…se kam kujtuar në fakt por kam patur edhe Gaxhain, por thjesht u salutonim me kokë. Edhe ai i fuqishëm aty. Gaxhai vajti 20 vjet brenda, është me të përjetshëm.

Mandela i Elbasanit

Mandela po ashtu. E di ça pritje më kanë bërë, se janë të tre si vëllezër atje. Sa vete ditën e parë vjen Mandela tek dritarja. I thashë unë o shok, të kam përmend për qejf meqë kam bërë shumë burg. Më shtrëngoi dorën, e sa herë që më shikonte më përqafonin.

Tan Kateshi dhe Dritan Dajti

Ishte Tan Kateshi me pedagogun. Kateshi është gjujts elbasani. Ishte dhe pedagogu po luanim futboll. Edhe po bërtisnin se ishin larg. Thirri edhe Tani, se e di që i kam qejf ti kem shokë gangsterat. Edhe me Tan Kateshin u bëra mik nga Tani. Atje ishte baroni i Santa Kuarantës. Bossi. Me bossin bie dhe mik unë, edhe e takoja shpesh.

Aldo Bare

Ishte Aldo Bare po nuk e pashë asnjëherë. Nuk del ai. Është më uniku atje. Nuk del fare nuk e shikon dot njeri atë. Sepse ashtu do ai. Por kur të them nuk e shikon dot njeri, nuk e shikon dot njeri. Ça radikali. I ka gjithë çunat aty. Ai nuk del fare. Edhe ata të tjerët rrallë dalin. Por kur del ai mbyllet çdo gjë. Masa sigurie të rrepta. Kurse këta të tjerët janë aty. Ai ka rutinë të veçantë.

Saimir Tahiri dhe Julian Sinanaj

Këtu është Saimir Tahiri, e di sa larg e kam? 44 hapa larg. Janë të dënuar ata, ne jemi në paraburgim. Dmth është 3 katësh burgu. unë rr vetëm, jam tek rezidenca 1. Tani ngaqë janë bërë shumë. Përballë kam Julian Sinanajn. Pendititon më të famshëm. Te burgu i Fierit mbërriti gjahtari i Vlorës. Pyesni Arkimedin, kush është Lolonja e Vlorës, dhe Saimir Tahiri ka frikë nga qorrat e Vlorës. U dëgjua mirë? /dosja

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME