AKTUALITET
Çmenduri në Greqi/ I riu shqiptar rreh me shkop berberin

Një 25-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi dhunoi berberin dhe i dëmtoi makinën.
Mediat helene raportojnë se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Pylosit, ku 25-vjeçari shqiptar pasi ishte qethur është rikthyer sërish në berberhane dhe ka dhunuar 51-vjeçarin grek e më pas i ka dëmtuar edhe makinën.
Sipas mediave fillimisht i riu shqiptar e ka fyer 51-vjeçarin e më pas e ka goditur me shkop. Nuk dihen ende arsyet se çfarë e shtyu shqiptarin të dhunojë berberin.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.









