Çmimet e reja të karburanteve, disa ende me çmimet e vjetra

Edhe në Fier është reflektuar menjëherë vendimi i Bordit të Karburanteve për çmimet e reja të naftës dhe benzinës në pjesën më të madhe të pikave të shitjes së karburanteve.
Sipas vëzhgimeve në terren, çmimi i benzinës 175 lekë/ litër, i naftës në 203 lekë për litër, duke rënduar edhe më shumë xhepat e qytetarëve dhe kostot e përditshme.
Nga vëzhgimi doli se disa karburante ende nuk i kanë reflktuar çmimet e reja, benzina shitet me 181 lekë/ litër dhe nafta 218 lekë/ litër
Rritja e çmimeve pritet të ndikojë drejtpërdrejt jo vetëm tek konsumatorët, por edhe tek bizneset, transporti dhe zinxhiri i produkteve bazë.






Një tjetër goditje për ekonominë familjare, në një kohë kur çmimet vijojnë të mbeten të larta.









