Një organizatë e trafikut të lëndëve narkotike, e cila operonte prej vitit 2017 është shkatërruar gjatë një operacioni ditën e djeshme në rajonin e Torino, në Itali.
Në orët e para të ditës së 21 marsit, karabinierët e kompanisë Chivasso përfunduan një operacion antidrogë, duke arrestuar 9 persona, shumica prej tyre shqiptarë, kurse pjesa tjetër rumunë.
Hetimet nisën prej vitit 2021, por u thelluan më tej në vitin 2023 kur një shtetas shqiptar u ndalua në Castagneto me 200 gramë lëndë narkotike kokainë. Organizata ishte aktive në Milano dhe Torino, ku ishin rezidentë edhe të dyshuarit. Gjashtë prej të dyshuarve janë në qeli, një në detyrim për paraqitje dhe dy në arrest shtëpiak, informon media italiane.
SPAK ka zbardhur skemën e trafikut të kokainës nga një grup kriminal që përbehej nga shtetas shqiptarë dhe italiane. Në njoftimin zyrtar, SPAK sqaron se në orët e para të mëngjesit të 21 janarit u finalizua operacioni ICARO, në Shqipëri dhe Itali, me ekzekutimin e 12 masave të sigurisë “arrest…
Në mbështetje nga Eurojust, autoritetet gjyqësore dhe ligjzbatuese në Itali dhe Shqipëri kanë çmontuar një rrjet kriminal që dyshohet se ka kryer mashtrim ndaj sistemit kombëtar shëndetësor italian, korrupsionit dhe trafikut të barnave me përmbajtje narkotike. Gjatë një dite aksioni, janë arrestuar nëntë të dyshuar si dhe janë sekuestruan më…
Pesëmbëdhjetë persona u arrestuan sot nga Guardia di Finanza, në Basilicata, Liguria dhe Puglia, si pjesë e një operacioni antidrogë nga prokurori antimafia i rrethit Potenza, i cili shkatërroi një klan të përbërë nga italianë dhe shqiptarë të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge. Bëhet fjalë për heroinë, kokainë, hashash dhe…