Saturday, February 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTColella flet për gabimin e zëvendësimit, në fitoren me Bylis

Colella flet për gabimin e zëvendësimit, në fitoren me Bylis

“Nuk ka ndryshuar asgjë, jam padyshim i lumtur për 9 pikët por sot kemi bërë një ndeshje të keqe, nuk më ka pëlqyer asgjë.

Zëvendësimet nuk kanë të bëjnë me herët apo vonë në futboll, kam bërë një gabim unë te zëvendësimi i parë dhe humba një kohë zëvendësimi”. Colella, trajneri i Partizanit, është krejtësisht i pakënaqur pavarësisht fitores së tretë radhazi e në fushën e një skuadre që konsiderohet macja e zezë e të kuqve.

“Besëtytnitë i kam inat, se është injorancë – tha tekniku italian -. Nuk kam besëtytni, nuk i bëj zëvendësimet se duhen, kam gabuar në zëvendësimet dhe ndodhi. Ndodhi që Masanga u dëmtua në kavilje dhe duhet ta marr në konsiderate dhe nëse skuadra nuk ka qenë aq mirë në pjesën e dytë, nuk është faji i tyre por edhe i trajnerit”.

Tekniku megjithatë nuk merret me pikët, por sheh problemet në skuadrën e tij, fajtore për një pjesë të dytë nën ton, që ndoshta mund t’i kompromentonte rezultatin të tijve: “Në pjesën e dytë nuk më ka pëlqyer asnjë, asgjë prej gjëje. Nga pikëpamja fizike nuk mund të flas, gjatë javës kemi punuar shumë dhe ndodh. Por nga ana tjetër skuadra nuk më pëlqeu, ndoshta nuk është faj i skuadrës por i imi, jam unë që e hedh në fushë dhe duhet ta rreshtoj në mënyrë që të funksionojë dhe nuk menaxhova si duhet zëvendësimet dhe situatat. Nuk ishte e aftë skuadra dhe nuk isha i aftë unë si trajneri i saj”, përfundoi Colella.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME