Thursday, September 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETÇ’po ndodh në Vlorë?!/ RENEA rrethon një hotel në Lungomare (vidio)

Ç’po ndodh në Vlorë?!/ RENEA rrethon një hotel në Lungomare (vidio)

Forcat RENEA po zhvillojnë një operacion ‘blic’ në Vlorë. Mediat raportojnë se forcat speciale të policisë kanë rrethuar zonën pranë Rrapit në zonën e Ujit të Ftohtë.

Ende nuk dihet se për çfarë aksioni bëhet fjalë, pasi policia e Vlorës nuk është lajmëruar. Sipas të njëjtave burime dyshohet se në këtë zonë fshihen persona me rrezikshmëri kriminale dhe që janë të shumëkërkuar nga drejtësia.

Ka edhe një raportim tjetër sipas të cilit dyshohet se një person i armatosur është futur brenda ambienteve të një hoteli. Në vendngjarje kanë mbërritur FNSH dhe Forcat Shqiponja, të cilat kanë rrethuar hotelin ku ndodhet personi i armatosur.

Edhe një ambulancë është prezente aty. Sipas të njëjtit burim dyshohet se ai është një person i shpallur në kërkim, i cili mund të jetë i armatosur.

FNSH dhe Forcat Shqiponja kanë rrethuar një hotel ku dyshohet se ndodhet personi i armatosur.

Uniformat blu kanë rrethuar vendin e ngjarjes, ndërsa një ambulancë është prezente aty, por burimet bëjnë me dije se policia e Vlorës nuk ishte njoftuar për operacionin

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME