Tuesday, October 15, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETÇuçi: I hedh poshtë sajesat ndaj meje

Çuçi: I hedh poshtë sajesat ndaj meje

Edhe pse nuk tha as dy fjalë për vdekjen tragjike të 7-vjeçares Jonada, Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar lidhur me akuzat e ngritura se ai ka në pronësi një shoqatë velierash sportive. Në reagimin e ministrit thotë se ka një përpjekje për të prodhuar fakte që të ilustrojnë akuzat e gatshme të kryedemokratit Sali Berishës ndaj tij. Përmes një postimi në “Facebook”, Çuçi shkruan se sajesat në emrin e tij për skafe e gomone nuk qëndrojnë.

“Ka një përpjekje për të prodhuar fakte që të ilustrojnë akuzat e gatshme të Sali Berishës ndaj meje pas tragjedisë së fundit në Himarë. Për respekt të opinionit publik, që me të drejtë është i ngarkuar nga tragjedia e vajzës 7-vjeçare dhe dhimbja e familjes së saj, dua të sqaroj se sajesat me emrin tim dhe një shoqatë velierash sportive që kam krijuar me miq pasionantë të tyre, nuk kanë lidhje me asnjë biznes dhe aq më tepër me skafe apo gomone. I hedh poshtë me neveri këto sajesa, pasi duan të keqpërdorin në mënyrë të neveritshme këtë ngjarje tragjike, për ta mbajtur gjallë për hallet e tyre politike. Gjatë këtyre ditëve të rënda për çdo shqiptar, por veçanërisht për familjen e vajzës dhe për ne që jemi përgjegjës për sigurinë e jetës së tyre, jam përpjekur të flas me veprime konkrete kundër fajtorëve të asaj tragjedie, të cilët tani janë para drejtësisë, përfshirë gjithashtu dhe të gjithë zinxhirin komandues të Policisë Kufitare Vlorë.

Mendoj se kjo është rruga e duhur për të respektuar dhimbjen e familjes së vajzës dhe të afërmve të saj. Rruga për t’u përballur me baltën e Sali Berishës është 30- vjeçare dhe nuk më sfidon. Thjesht e kemi detyrim ndaj shqiptarëve të ndajmë fatin e Shqipërisë nga fati dhe balta e tij”, shkroi Çuçi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME