Mirlind Daku vazhdon të shënojë në Rusi. Sulmuesi shqiptar, ishte sërish protagonist për skuadrën e Rubin Kazan.
Daku i dhuroi fitoren me përmbysje skuadrës së tij, duke shënuar një gol në minutat e fundit ndaj Akron Togliatti.
26-vjeçari ishte vendimtar në minutën e 90-të, duke shënuar golin e fitores për 2-1, për Rubin Kazan, që në fund mori 3 pikë të rëndësishme.
Sulmuesi kuqezi, konfirmon momentin e artë që po kalon, pasi në këtë fillim sezoni ka shënuar katër gola.