David Beckham i thyer pas përçarjes me Brooklyn Beckham

Burime pranë familjes Beckham kanë zbuluar së fundmi se David Beckham po përballet me vështirësi emocionale pas ndarjes me të birin Brooklyn. Sipas informatorëve, ish-futbollisti “nuk mund të ndalojë së qari për gjërat më të vogla”, ndërsa tensionet në marrëdhëniet familjare vazhdojnë të jenë të thella.
Këtë javë, David dhe bashkëshortja e tij, Victoria Beckham, ndoqën koncertin e Cruz Beckham në The Courtyard Theatre i pranishëm edhe Romeo Beckham, i cili u duk i emocionuar dhe iu desh ngushëllimi i mamit të tij, Victoria Beckham. Një dëshmitar tha:
“Menjëherë sapo Cruz filloi ‘Loneliest Boy’, mund të shihje ndryshimin tek Romeo. Ai u përpoq të qëndronte i qetë, por Victoria u kujdes menjëherë, duke e ngushëlluar dhe mbështetur.”
Burimet treguan gjithashtu se situata ka pasur një efekt të madh tek David, i cili shpesh ndjehet i shkatërruar emocionalisht. “Është shumë e dhimbshme. Çdo kujtim për Brooklyn-in e bën të ndjehet i ndjeshëm, dhe ky koncert solli gjithçka në sipërfaqe,” tha një burim.
Brooklyn jeton aktualisht në SHBA me bashkëshorten, Nicola Peltz, dhe ka kërkuar që çdo komunikim me familjen të bëhet përmes kanaleve ligjore, duke deklaruar se nuk ka dëshirë të ketë kontakt me prindërit e tij.









