Monday, October 14, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËDeklarata/ Berisha: Ministra shqiptarë në përgjimet e bandave të Beneluksit

Deklarata/ Berisha: Ministra shqiptarë në përgjimet e bandave të Beneluksit

Kryetari i PD-së, Sali Berisha bëri një akuzë të fortë në foltoren e Kuvendit. Ai kërkoi që të vijë për miratim në sallë marrëveshja e ekstradimit me vendet e Benelux-it, të cilën sipas tij qeveria nuk e dërgon në Parlament.

Berisha tha se qeveria e ka fshehur marrëveshjen për arsye se 6 ministra dhe shumë deputetë rrezikojnë të ekstradohen në Belgjikë, Holandë dhe Luksemburg për shkak të lidhjeve me krimin në këto vende.

“Denoncoj qeverinë e cila nuk sjell në Parlament marrëveshjen e ekstradimit me vendet e Benelux-it. Dhe këtë nuk e bën për faktin e vetëm se të paktën 6 ministra dhe shumë deputetë socialistë janë kandidatë për ekstradime”, – u shpreh Berisha.

Më pas i pyetur jashtë sallës së Kuvendit, Berisha tha se ka një hetim të prokurorëve të këtyre vendeve dhe në përgjime janë kapur ministra shqiptarë..

“Në platformën BQ, dalin disa ministra, deputetë të PS dhe ajo që është më interesante është se dalin edhe komuniko të bandës së Elbasanit në vendet e Beneluksit. Kërkoj sjelljen me urgjencë të marrëveshjeve të ekstradimit në këto vende që po japin një kontribut historik.

Është dramatike situata dhe dëshmitë të anëtarëve të bandës së Elbasanit. Ju garantoj se Taulant Balla është një personazh familjar i bandës, një anëtar me të gjitha atributet sipas dëshmive të banditëve. Kjo përbën një problem shumë serioz. Unë do të insistoj që marrëveshjet të vinë në Kuvend”, – tha ai.

I pyetur për emrat e ministrave, ish-kryeministri u shpreh se do t’i sjellë drejtësia e vendeve partnere.

“Emra do të sjellë drejtësia e vendeve partnere. Jam këtu për të deklaruar se marrëveshjet po i pengojnë implikime i politikanëve shqiptarë”, – tha ai. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME