BOTA
Del emri dhe foto e të riut shqiptar që humbi jetën pasi e zuri poshtë zetori gjatë punës në ltali

Itali- Gentjan Muça është 31-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën pas një aksidenti të ndodhur në Itali.
Traktori me të cilin po punonte në fshat (Gessopalena) u përmbys duke e zënë poshtë
Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe helikopterit të shpëtimit, për Muçën nuk mund të bëhej asgjë.
Ai la pas gruan, prindërit, vëllezërit dhe një motër. Sipas mediave italiane, 31-vjeçari do të prehet në vendin e lindjes në Shqipëri.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.