Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeLIFESTYLEMAGAZINËDel në ankand gjerdani prej diamanti i Princeshës së ndjerë Diana!

Del në ankand gjerdani prej diamanti i Princeshës së ndjerë Diana!

Gjerdani prej diamanti i Princeshës së ndjerë Diana, të cilin e kishte vënë vetëm dy muaj përpara se të vdiste ka dalë në ankand me një çmim prej 10 milionë euro.

Diana e kishte vendosur këtë gjerdan në qershori 1997, kur mori pjesë në shfaqjen gala të Baletit Kombëtar Britanik ‘Liqeni i Mjellmave’.

Askush nuk e dinte në atë kohë se do të ishte një nga daljet e saj të fundit publike. Diana dukej magjepsëse me një fustan nga ‘Jacques Azagury’ dhe takat e ‘Jimmy Choo’, por shkëlqimi i veshjes së saj ishte një gjerdan me perla nga Deti i Jugut, i bërë me porosi nga ‘Garrard’.

Argjendarja e mbretërisë krijoi gjerdanin dhe vathët e ngjashëm. Pasi ajo vuri gjerdanin, iu kthye ‘Garrard’-it, në mënyrë që të mund të përfundonin edhe vathët por, për fat të keq ata nuk u përfunduan para vdekjes së saj tragjike.

I njohur tashmë si ‘Swan Lake Suite’, gjerdani dhe vathët do të dalin në ankand nga Gurernsey’s muajin e ardhshëm. Gjerdani përmban 178 diamante dhe pesë perla nga Deti i Jugut dhe vathët dy perla dhe gjashtë diamante.

Një fustan i markës ‘Victor Edelstein’ i veshur nga Diana, është shitur për 604,800 dollarë në një ankand në sallën e shitjes të Sotheby’s në Nju Jork. Fustani i mbrëmjes ngjyrë vjollcë pa rripa, i veshur nga Diana në një festë mbretërore në vitin 1991, u ble në ankandin e kuruar ‘The One’.

Rikujtojmë, se letrat personale të Princeshës së ndjerë Diana zbulojnë edhe njëherë mjerimin e saj për divorcin nga Princi Charles.

Në të njëjtat letra zbulohet sesi Diana mendonte që kurrë nuk do ishte divorcuar, nëse do ta dinte sa e dëshpëruar do të ndihej. Letrat e saj do të shiten për 90 mijë paund dhe të ardhurat do të shkojnë për bamirësi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME