Del në ankand letra e Taylor Swift për Liam Payne

Një letër e rrallë, e shkruar me dorë nga Taylor Swift për Liam Payne në vitin 2017, pritet të dalë në ankand këtë dhjetor.
Në shënimin – i datuar “12.1.17” – Swift i shkruante ish-anëtarit të One Direction se ishte “gjithmonë duke e mbështetur” gjatë fillimeve të karrierës së tij solo.
Letra, e cila do të dalë në ankand më 2 dhjetor nga Omega Auctions, është vlerësuar mes £5,000-10,000 (rreth 6,500 – 13,150 dollarë), sipas listimit zyrtar.
Sipas përshkrimit, shënimi iu dha Payne-it pak para se të ngjiteshin në skenë në Capital FM Jingle Bell Ball të vitit 2017 në O2 Arena të Londrës, ku të dy këngëtarët performuan më 10 dhjetor.
Në letër, Swift i shkruante:
“Liam, sa shumë kohë ka kaluar! Jam shumë e emocionuar për ty, po shkëlqen. Jam e fiksuar pas ‘Bedroom Floor’. Të shoh nga larg dhe gjithmonë të mbështes. Pac fat sonte!”

Shënimi ishte nënshkruar me firmën e Swift dhe vendosur në një zarf të dekoruar me yje dhe të vulosur me dyllin e personalizuar me shkronjën “T”. Payne ia kishte dhuruar letrën një “të afërmi të ngushtë” pak pas marrjes së saj, sipas shtëpisë së ankandit.
Lajmi për ankandin vjen pak pas përvjetorit të parë të vdekjes së këngëtarit britanik. Liam Payne humbi jetën më 16 tetor 2024, pasi ra nga ballkoni i hotelit në Buenos Aires, Argjentinë.









